Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Cila ishte platforma e sistemit komunist pėr tjetėrsimin e komunitetit shqiptar jashtė shtetit amė
nė ShBA e gjetkė...

 nga Klajd Kapinova 

 Sikurse kishim premtuar edhe nė njė dokument tė kaluar, po vijojmė t’i japim bashkėatdhetarėve tanė nė ShBA dhe kudo qė gjenden, pėrmes internetit faqe nga dokumentet origjinale tė KQPPSh-sė. Ata, pėrmes pėrfaqėsuesve tė zellshėm antishqiptarė bėnė shkatėrrimin e jetės dhe veprės sė shqiptarėve nėpėr botė. Njė rol negativ kanė luajtur dhe luajnė ende sot tė ashtėquajturat Ambasada tė Republikės Popullore Socialiste tė Shqipėrisė nė vendet ku ishin dhe janė akredituar, mbasi janė e njėjta numeklaturė sikurse para vitit 1990. Vereni faktin, se pas ēdo sherbimi kater ose pesė vjeēar asnjė nuk kthehet nė vendlindje, por drejtojnė bisneset e tyre private, qė i kanė filluar nė kohėn qė shėrbenin si “ambasador” tė bisnesit tė tyre dhe assesi tė shqiptarėve.... Sikurse pranojnė edhe mediat e pavarura nė Shqipėri 65 pėrfaqėsues, pra ambasadorė tė Ambasadave tė Shqipėrisė tė shpėrndarė nėpėr vende tė ndryshme tė botės, pas misionit tė tyre nuk u kthyen nė Tiranė... 
Dokumenti qė po ofroj, nuk i ngjason “dossier”- ve tė gazetave nė Shqipėri, qė kur “trajtojnė” dokumentet i sakatojnė duke i deformuar pėrmbajtjen e tyre me paramendim, pėr tė zbutur urretjen, qė shqiptarėt kanė pėr sistemin, qė shkatėrroi rėndė Shqipėrinė dhe emigrantėt politikė e ekonomikė dje dhe sot... 
Ata duke shfrytėzuar naivitetin e emigrantėve, u munduan dhe ia arritėn qėllimit pėr tė pėrēarė shqiptarėt nė ShBA (me numėr mė tė madh nė Boston, Michigan, New York), duke mbjellė farėn e pėrēarjes, e cila sot ka lėshuar rrėnjė thellė. Tregojnė mė tė vjetrit, se nė Amerikė ka ekzistuar Klubi “Isuf Gervalla”, qė kishte nė zyret e saj flamurin me yllin komunist dhe nė ēdo aktivitet “patriotik” nė rrugėt dhe qytetet e ShBA-sė ka prirė ylli i Tiranės sė kuqe...
Nė shumė shtete tė Amerikės, ekzistojnė shumė Shoqata, Fondacione me emėr e pa emėr tė krahut tė majtė (me shumicė pėr fat tė keq) dhe tė djathtė konseguentė, por tė lodhur nga vitet e burgjeve nė Shqipėri (tė arratisur qysh nė kohėn e diktaturės), tė cilėt shajnė e mallkojnė njeri-tjetrin. Po tregoj vetėm njė shembull, ku shqiptarėt nuk gjejnė gjuhėn e bashkėpunimit, pėr tė kremtuar Ditėn e Flamurit dhe tė Shpalljes sė Pavarėsisė. Eshtė bėrė traditė kremtimi i pėrvitshėm i Festės sė Pavarėsisė me 28 nėntor 1912, ku shumė grupacione dhe parti politike (krejt pa kuptim ekzistenca e tyre nė ShBA), secila pėr llogari tė vetvetės ngrejnė flamurin shqiptar nė ceremoninė festive nė restorant, ku shpesh tė huajt qė ftohen bėjnė pyetjen: Sa herė ėshtė ngritur flamuri i Pavarėsisė shqiptare, mbasi vitin e kaluar isha nė njė shoqatė tjetėr si i ftuar!? Njė senator amerikan, i tha njė miku tim disa ditė mė parė: Pėrse nuk merreni vesh ju shqiptarėt me njeri tjetrin dhe nuk keni asnjė organizatė apo lob serioz qė tė pėrkujdeset pėr emigrantėt e rinj qė kanė shumė nevojė pėr ju? Nese ju nuk i ndihmoni emigrantėt qė vijnė nga vendlindje nė ditėt e vėshtira qė janė, atėherė ata asnjėherė nuk do t’u jenė ju mirėnjohės dhe do ta kenė pėr turp tė thonė se janė vėllezėrit tuaj shqiptarė. Dhe pėrgjigjja e mikut tim ishte njė ngritje supesh dhe skuqje nga njė njohje e mirė qė ai kishte pėr shqiptarėt....
Dhe pa shumė komente dhe fakte tė jetės sė pėrditshme tė emigrantėve nė ShBA, po japim tė plotė, njė dokument tė qeverisė komuniste shqiptare, hartuar me kujdes para 48 vjetėve me makinė shkrimi (daktilografuar) nė tre faqe. Ai pėrmmban nėnshkrimin Tiranė 1965. Dokumenti ėshtė nėnshkruar nga ish - Ministri i Punėve tė Jashme asokohe Behar Shtylla dhe ish - Ministrit tė Punėve tė Brendshme Kadri Hazbiu. Dukumenti titullohet: “Platformė mbi punėn nė drejtim tė kollonive shqiptare”, ku Federata mė e vjetėr Panshqiptare “VATRA” (themeluar 1912 nė Boston, ShBA nga dijetarėt dhe pėrsonalitetėt mė tė shquar tė komunitetit tonė nė Amerikė dhe pėr tė gjithė trojet etnike shqiptare Imzot Fan Stilian Noli dhe shkrimtari, diplomati dhe poligloti (ka zotėruar 16 gjuhė tė huaja) fytyra e ndritur Faik Konica) dhe “Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (“Lidhja Shqiptare e Prizrenit” (Prizren 1878), “Lidhja e Dytė e Prizrenit” (Prizren 1942) me kryetar ing. Xhafer Deva, dhe “Lidhja e Tretė e Prizrenit” (New York 1962) themeluar nga njė grup tė rinjsh shqiptarė nga Kosova me inisiativėn e nipit tė Sadik Ramė Gjurgjevikut, z. Ismet Berisha, ku kryetar i sė cilės u zgjodh pėrsėri pėrsonaliteti i madh ing. Xhafer Deva, Lidhje e cila vijon edhe sot e kėsaj dite me qendėr nė New York), etitekohen si reaksionare pengesė kryesore me qendrimin e tyre antikomunist. Dokumenti ėshtė njė dėshmi e fortė e veprimtarisė antikomuniste tė “Vatrės” dhe “Lidhjes sė Prizrenit” nė ShBA. Ja teksti orgjinal, sė cilės i mungojnė gėrma ė. 


PLATFORME
MBI PUNEN NE DREJTIM TE KOLLONIVE SHQIPTARE

Ne shtete te ndryshme gjenden nje numer i math bashke-atdhetare tane te larguar ne kohe te ndryshme nga Shqiperia dhe nga viset shqiptare ne Jugosllavi. Te paret kane qene larguar per nevoja ekonomike, ndersa te dytet te shternguar nga ndjekjet dhe persekutimet prej shovenisteve serbo-malazez dhe titisteve.
Qendrimi i tyre ne pergjithesi eshte mire. Ata ruajne ndjenjat patriotike, kane dashuri per R.P. te Shqiperise. Por ka mjaft qe kane humbur ndjenjat kombetare dhe te tjere qe kane rene nen influencen e armiqeve te Republikes Popullore te Shqiperise.
Organizimi ne to eshte i ndryshem. Emigracioni ekonomik nga Shqiperia, ka tradita, dhe ne periudha te caktuara ka kontribuar per ēeshjen kombetare; ne emigracionin kosovar armiqte perpiqen te krijojne organizata reaksionare per t’a terhequr ate kundra R.P. te Shqiperise, si p.sh. “Lidhja e Prizrenit”. Aktualisht organizatat pro R.P. te Shqiperise jane “Shqiperia e Lire” ne ShBA, “Skenderbeu” ne Argjentine dhe disa shoqata e klube ne Turqi, Australi e Republiken Arabe te Bashkuar. Ndersa kundra R.P. te Shqiperise jane “Vatra” dhe “Lidhja e Prizrenit” ne ShBA.
Nisur nga interesi qe paraqet per shtetin tone kjo mase e madhe bashke-adhetaresh nga njera ane, dhe nga interesimi sistematik qe tregojne zbulimet armike ne drejtim te saj per t’a mashtruar e ēfrytezuar kundra R.P. te Shqiperise, nga ana tjeter, eshte e domosdoshme qe te merren masa te gjithaneshme dhe te forcohet puna e jone ne drejtim te kollonive, duke realizuar keto detyra:
1) Te ruhet e te forcohet sa me shume patriotizmi dhe dashuria e mases se kollonive kudo qe jane per Atdheun dhe R.P. te Shqiperise. Te arrihet qe kollonite shqiptare kudo qe jane, te organizuar ose te shkeputur, te mbeshtetin ne ēdo situate R.P. te Shqiperise dhe ta ndihmojne ate me te gjitha mundesite.
2) Te merren masa te gjitheaneshme per mbrojtjen e pastertise se kollonive nga synimet dhe veprimet e zbulimeve armike dhe te organizatave qe jane kundra R.P.te Shqiperise.
3) Te forcohen organizatat patriotike ekzistuese dhe te krijohen te tilla atje ku nuk ka, me qendrim direkt ose indirekt ne favor te R.P. te Shqiperise.
4) Te organizohet propaganda dhe kunder propaganda nga brenda dhe jashte vendit tone per kollonite dhe kundra emigracionit trathtar.
5) Te grumbullohen dhe perpunohen informatat mbi gjendjen e kollonive ne ēdo vend.
6) Te krijohen dhe mbahen evidencat mbi kollonite, antaret dhe aktivistet influente si dhe per organizatat e veēanta brenda kollonive.
Per realizimin e detyrave te siperme, duke marre parasysh mundesite e kufizuara te punes tone ne vendet ku ndodhen kollonite, del e nevojshme qe ato te kryehen me forma pune te HAPETA dhe te FSHEHTA:

a) Forma te HAPETA te jene:

1) Lidhjet e ndryshme me organizatat, organet e shtypit dhe me individe patriote qe mbajne qendrim hapur ne favor te R.P. te Shqiperise.
2) Dhenja e ndihmave organizatave, moralo-politike dhe financiare per organizatat dhe organet e shtypit ekzistuese, ose qe do te krijohen ne favor te Republikes Popullore te Shqiperise.
3) Puna per organizimin dhe edukimin e masave te kollonive me ane te shtypit dhe radios tone dhe me ane te korispondences se organizuar te familjareve qe ato masa kane ketu.
4) Organizimi i ardhjes per vizite ne Shqiperi te personave te pershtatshem dhe kollonive me qellim qe keta, e nepermjet ketyre masat e kollonise, te lidhen me ngushte me realitetin e Atdheut.
5) Mbajtja e lidhjeve te ngushta me grupet fokloristike ekzistuese ne keto kolloni dhe krijimi i grupimeve te reja te tilla. Furnizimi i tyre me kostume kombetare e materiale qe i sherbejne aktivitetit te tyre.
6) Organizimi e drejtimi i shkollave apo kursevet per mesimin e gjuhes shqipe nga njerezit e kollonive. Furnizimi i tyre me materialet e nevojshme.
7) Kirjimi i qendrave dhe i klubeve per grumbullimin e informacioneve kunder R.P. te Shqiperise.
8) Lufta e gjithaneshme per te arritur qe, organizatat aktuale kundershtare ne kollonite te kthehen pro R.P. te Shqiperise, dhe ne pamundesi per prishjen e tyre.
Veē ketyre te gjenden forma te reja qe i sherbejne realizimit te detyrave te mesiperme.

b) Format e FSHEHTA te jene:

1) Organizimi i nje rrjeti te shendoshe agjentural dhe miqsh sekrete me patriote te mirre te kollonive dhe ne krye te organizatave, me qellim:
a) Per te influencuar e ndihmuar indirekt forcimin e organizatave dhe te grupeve ekzistuese.
b) Per te krijuar organizata dhe grupe te reja dhe organe shtypi ne kollonite qe nuk lejohen te dalin hapur.
c) Per te zbuluar veprimtarine armiqesore qe kruejne armiqte ne kollonite tona kundra tyre, dhe kundra R.P. te Shqiperise.
ē) Per organizmin e nje lufte sistematike e minuese kundra organizatave kundershtare ne kollonite dhe kundra elementit armik qe penetron ne to.

Per kryerjen e detyrave te siperme dhe per te kooordinuar me mire veprimtarine e HAPET dhe te FSHEHTE ne organinin perkates prane M.P. te Jashtme t’inkuadrohen kuadro te M.P.J dhe te M.P. te Brendshme te afte per te kryer sa punen e HAPET aq edhe punen e FSHEHTE. Ne krye te tyre te vendoset nje agjenturist i pergatitur dhe nga ana dipllomatike.
Mvartesia e ketij organi eshte e dyanshme: nga M.P. te Jashtme per veprimet e HAPETA. Nga M.P. te Brendshme (Drejtoria e Zbulimit Politik) per veprime te FSHEHTA. Ministri i Puneve te Jashtme kur e sheh te nevojshme mund te njihet edhe me veprime te FSHEHTA.
Pergjegjesi i organit, duhet te kete gjithenje parasysh qe mvartesia e dy aneshme te zbatohet ne menyre te atille qe ajo ti sherbeje koordinimit efikas te dy formave te punes.

MINISTRI PUNVE TE JASHTME
(BEHAR SHTYLLA)

MINISTRI I PUNVE TE BRENDSHME
(KADRI HAZBIU)

Tirane 1965
 

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė