Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Heronj apo kriminelė ? Mos tė nxitojmė : T’i gjykojmė !

nga Mėrgim Korēa

 
Kam shumė kohė qė matem tė bėj njė shkrim lidhur me njė problem i cili, pėr nga rėndėsia qė paraqet, duhej tė ishte trajtuar me kohė. Duke menduar se pėr kėtė shkrim nuk do tė mė vinte mua radha tė shkruaja e kam zgjatur deri mė sot e prandaj po tu duk ty, lexues i dashur, se ia vlen tė trajtohet kjo temė, lexoje shkrimin. Po s’tė pėlqeu shkrimi, jam unė qė paraprakisht tė kėrkoj ndjesė dhe nuk e ka fajin tema qė trajtoj, por me sinqeritet tė ftoj : Ngrije zėrin qė kjo temė tė mos lihet nė harresė dhe tė trajtohet gjerėsisht dhe nga persona tė pėrgjegjshėm. 

Ndėrgjegja e paqetėsuar e kombit e kėrkon kėtė gjė. 

E tashti qė u hodh hapi i parė, edhe unė sikur e kam mė tė lehtė t’i hedh nė letėr mendimet e mia e pra t’ia fillojmė bashkėpunimit : shkrim – lexim - gjykim.
Qė nė vitet e herėshme tė rinisė time jam ndodhur para mėdyshjesh nė gjykime ku papjekuria si edhe njohuritė jo tė mjaftueshme tė rrethanave edhe situatave, tė cilat pėrbėjnė themelin e tė drejtpeshuarit tė kėtyre tė fundit, mė kanė ēuar nė pėrfundime tė cilat sot i gjykoj sa tė njėanėshme dhe tė nxituara. 
Sa pėr njė shembull, lexon biografinė e Napoleonit tė Emil Ludvigut dhe krijon njė pėrfytyrim tė gjallė tė asaj figure sa poliedrike aq edhe tė veēantė tė atij korsikasi dhe nėntogeri tė panjohur, tė cilin e entuziazmuan thirrjet pėr lirķ, vėllazėrim dhe barazķ tė fillimeve tė revolucionit francez, e mbėshteti atė dhe pastaj … u vetėshpall perandor, (ah sa kundėrthėnės gjatė njė jete njeriu) ! Kėto periudha tė transformimeve tė tija, (metamorfoza e krimbit nė flutur), pėr tė qenė tė drejtpeshuar, na detyrojnė ta gjykojmė veprimtarinė e tij tė ndarė nė periudha. Nuk mund t’a gjykosh Napoleonin si njė tė tėrė dhe tė pandashme. Por nga ana tjetėr nuk mund t’a gjykosh Napoleonin edhe nga kėndvėshtrimi me tė cilin e shikon biografin e tij rusi Tarlé. Pa e ditur se kush e ka shkruar atė biografi e kupton se e ka shkruar njė rus. Pra vepra pėrshkohet nga njė subjektivizėm i skajshėm. 
I lemė tashti ngjarjet e fillimeve tė dy shekujve tė shkuar dhe u avitemi mė shumė kohėve tona ku edhe njohja e rrethanave e situatave ėshtė shumė mė e qartė, duke qenė se bashkėkohėsit janė, atje-kėtu, akoma tė gjallė. Eshtė fakt se revolucionin bolshevik e udhėhoqi Lenini. Kur u pyet Lenini nga dy gazetarė anglezė se cilat ishin normat e tija rreth moralit dhe etikės, ai u pėrgjigj duke buzėqeshur : 
“Kush u ka treguar tė tilla pėrralla ? Unė nuk njoh as moral dhe as etikė, morali dhe etika ime ėshtė revolucioni dhe pėr tė unė pėrdor ēdo mjet …!” Kėto pra, mbaji parasysh lexues i dashur, ishin themelet mbi tė cilat u ngrit Bashkimi Sovjetik. Megjithėse Lenini kishte kėto parime, duhet thėnė e vėrteta se nė testamentin e tij, tė cilin ai ia la Krupskajės dhe u lexua nė mbledhjen e Komitetit Qėndror tė partisė komuniste, ai rekomandonte njė kėshill drejtues prej katėr personash dhe asnjeri prej tyre nuk ishte Stalini. Pėrse ? Sepse Lenini e parashikonte qė Stalini do ta devijonte revolucionin nga ai shtrat ku e kanalizoi Lenini, ( ndonėse edhe ky i fundit nuk njihte as etikė dhe as moral, e ritheksoj ), nėpėr shtigje mė tė ashpra e mė gjakderdhėse !
E ndėrsa Leninin ka filluar ta mbulojė dishka tisi i harresės, sa herė qė flitet pėr Bashkimin Sovjetik, nė plan tė parė del Stalini. Padyshim qė rruga e pėrshkuar prej tij ka ēarė njė shteg duke lėnė djathtas e majtas grumbuj kufomash tė armiqve tė revolucionit, (sipas tij), qė pėrbėjnė dhjetra miljona e ato nuk mund tė harrohen kollaj. Mes atyre kufomave janė si muzhikė tė pafajshėm e qė u pushkatuan vetėm me vetėm se ishin bujqit mė tė mirė e prandaj edhe mė tė pasur, gjithashtu edhe ajka intelektuale dhe patriote e kombit rus. As me njerėn e as me tjetrėn palė nuk do tė merrem, ndonėse e meritojnė plotėsisht respektin tonė, por do tė ndalem tek ata qė pėr aq sa iu deshėn Stalinit u bėnė veglat e tij tė verbėra kriminale. E pastaj ? U pushkatuan si tradhėtarė tė revolucionit ! Nė kėtė kategori do tė marr disa shembuj tipikė si p.sh. Feliks Xherxhinskin i cili qe themeluesi i famėkeqes polici sekrete sovjetike qė shfarosi gjithė inteligjencėn si edhe ushtarakėt profesionistė rusė. Si pėrfundoi ? Gjatė njė debati nė Komitetin Qendror pati pushim zemre (?). 
Vazhdojmė me Genrich Yagodėn, (gjarpėrin e policisė sekrete), i cili si mjeshtėr qė ishte qė tė vriste prapa krahėve, organizoi mė 1934 vrasjen e Sekretarit tė Partisė sė Leningradit, Kirovit tė plotfuqishėm, sepse ky filloi ti bėnte hije Stalinit, (sipas paranojės qė kishte ky i fundit). Kjo bėri qė domosdo vetė Yagoda mbas dy vitesh tė zėvėndėsohesh si shef i policisė sekrete nga Nikolay Yezhovi, (shkurtabiqi i tmerrshėm), tė arrestohet, tė torturohet, domosdo ta pranojė fajėsinė e tij si armik i pushtetit sovjetik dhe mė 1938 …tė pushkatohet ! 
Po me shkurtabiqin e tmerrshėm si vazhdoi historia ? S’kish se si tė bėnte pėrjashtim nga paraardhėsit e as nga pasardhėsit e tij ! Kjo krijesė pėrbindėshe tė cilėn vetė natyra e kishte damkosur, pati idenė gjeniale dhe nė bodrumet e Lubjankės, (ish hotelit madhėshtor moskovit qė Yezhovi e transformoi nė selķ tė policisė sekrete), zbatoi risķnė famėkeqe tė kursimit tė predhave gjatė pushkatimeve masive. Tradhėtarėt e partisė dhe tė popullit lidheshin nė vargje tė pafunda dorė pėr dore dhe vinin para skuadrės sė pushkatimit shtatė vetėshe. Para secilit pushkatues qėndronte njė viktimė. Njė predhė mbas koke dhe … vinin shtatė tė tjerėt. Dhe Yezhovi qė mendonte pėr ēdo gjė, kishte marrė masa dhe ēdo dy orė i zėvėndėsonte pushkatuesit … sepse lodheshin. Domosdo zėvėndėsoheshin edhe pistoletat e tyre se … ngroheshin shumė ! E kėshtu kjo industri e pėrbindėshme vazhdoi pėr muaj e muaj tė tėrė. Kush e pati fatin e mirė tė bjerė qė nė fillim nė kthetrat e Yezhovit ? Tradhėtarėt e partisė dhe agjentėt e kapitalizmit Kamenievi, Zinovievi, Buharini si edhe Rykovi. E domosdo edhe vetė Yezhovi, mbas tre vitesh lulėzimi, u pushkatua nė 1939-ėn ! 
E kjo listė gjakatarėsh tė lindur qė u bėnė vegla qorre nė zbatim tė planeve paranojake tė mjeshtrit tė tyre Stalinit, nuk ka tė sosur ! 
Pėr tė gjitha kėto personazhe, duke filluar qė nga Napoleoni e deri tek Yezhovi, nuk mė ka ardhur radha mua tė jap gjykime, e kanė bėrė kėtė punė studjues e personalitete shkencore nga e gjithė bota, sepse tė gjithė kėta kanė mbas tyre, kush mė shumė e kush mė pak, miljonat e popujve tė tyre respektivė. Udhėheqėsit e nivelit tė Napoleonit, Leninit apo Stalinit, etj. gjykohen nė raport me ē’kanė bėrė pėr kombet dhe shtetet e tyre. Napoleoni gjykohet se ku e gjeti Francėn, ku e ēoi, ē’emėr i dha dhe ku e la. Po kėshtu edhe Lenini me Stalinin. Nė qoftė se ēmimi i paguar nga populli rus pėr pėrmbysjen e sistemit perandorak dhe vendosjen e atij bolshevik pranohet se e ka justifikuar veten, duhet pranuar se si Lenini edhe Stalini kanė qenė pozitivė pėr B.S. (pavarėsisht se Lenini e kishte pėr mburrje se nuk njihte as principe morale e as etike gjė e cila ia hapi rrugėn Stalinit tė ushtronte atė terror shtetėror tė pashembulltė ndaj armiqve si edhe besnikėve tė tij duke vrarė miljona njerėz)! Por, katastrofa ekonomike nė tė cilėn gjėnden sot Rusia si edhe gjithė ish republikat qė artificialisht kishin krijuar B.S., qė ėshtė ana e dukėshme e plagės shtetėrore e qė do tė dojė dhjetra e dhjetra vite qė tė shėrohet, e bashkuar me plagėn tjetėr padyshim akoma mė tė thellė qė ėshtė ajo morale, e cila e ka shkatėrruar karakterin e njerėzve, pėrbėjnė trupin e krimit (corpus delicti) i cili Leninin si edhe Stalinin i ka damkosur pėrpara historisė sė popujve tė tyre pėr gjithė krimet e bėra si edhe dhunėn e ushtruar ! 
Ky ėshtė gjykimi qė njerėzimi jep pėr udhėheqėsit.
Kurse personazhet qė radhiten njė shkallė nėn udhėheqėsin kryesor tė shtetit, ata gjykohen mė ngushtė, mė personalisht, lidhur me bėmat e tyre. E domosdo si rrjedhojė, edhe ata pak personazhe qė pėrmėnda mė lart qė nga Feliks Xherxhinski e deri tek Nikolai Yezhovi, ose tė papėrmendurit Wishinski, Beria, etj. janė gjykuar e vazhdojnė tė gjykohen pas vdekjes sė tyre nga bashkėkombėsit si edhe nga bota pėr krimet nga mė tė shėmtuarit qė kanė bėrė.
Kėtu tashti vijmė edhe tek pika kyē e problemit qė dua tė shtroj, e me sa mundem, edhe t’a trajtoj. Edhe kombi ynė pati Enver Hoxhėn, (i cili fatkeqėsisht, pėr ne qe Lenin edhe Stalin bashkė), e pastaj me radhė Koēi Xoxen, Bedri Spahiun, Mehmet Shehun, Tuk Jakovėn, Nesti Kėrėnxhin, Skėnder Kosovėn, Beqir Ballukun, Ramiz Alinė, Kadri Hazbiun, Petrit Dumen, Teme Sejkon, Nevzat Haznedarin, Hilmi Seitin, Zoj Themelin, Aranit Ēelėn, etj.etj. Pėr vetė faktin se populli ynė ėshtė sasi e papėrfillėshme nė kuadėr botėror, askush tjetėr veē nesh, nuk e merr mundimin t’i gjykojė kėta personazhe tė cilėt luajtėn rol tė madh pėr gjysėm shekulli nė vėndin tonė. Prandaj kjo ėshtė punė sė cilės duhet ti pėrvishemi vetė e tė mos presim nga tė tjerėt. Mirėpo kriteret e kėtij gjykimi duhen pėrcaktuar saktė, pa lėnė mėdyshje, se kemi tė bėjmė me ndėrgjegjen e paqetėsuar tė kombit. A jam nė gjėndje unė t’i pėrcaktoj kėto kritere ? Jo, nė asnjė mėnyrė nuk mund ta kem kėtė pretendim. Por, duke u mbėshtetur nė dy burime serioze e duke u munduar tė arrijmė nė pėrfundime objektive sė bashku me lexuesin, mbase ia dalim nė njė farė mėnyre nė krye.
Burim tė parė quaj gjykimin e njerėzve tė nivelit tė Nėnė Terezės ose Baba Rexhebit. Kėrkoj ndihmėn e sė parės e ajo menjėherė mė hap njė horizont tė pa anė as fund mėshire njerėzore ku futem e pastaj e shoh se e humbas drejtimin. Mundohem t’a kem pėr busullė Nėnė Terezėn, por sa mė shumė qė i kėrkoj ndihmė asaj, e shoh se ajo mė ēon drejtė mėshirės, drejtė faljes. Ajo mė thotė : 
“Njeriu ėshtė i paarėsyeshėm, pa logjikė si edhe egocentrik, nuk ka rėndėsi – duaje”.
“E mira qė bėn, nesėr do tė harrohet, nuk ka rėndėsi – bėje tė mirėn”.
“Jepi botės mė tė mirat qė ke dhe do tė jesh i shqelmuar. Nuk ka rėndėsi – jepi ato”.
Vazhdoj akoma me Nėnė Terezėn dhe ajo mė thotė :
“ O Zot, bėmė mua instrument tė paqės tėnde :
“Ku ka urrejtje bėn qė unė tė sjell dashuri”.
“Ku ka grindje bėn qė unė tė sjell bashkim”.
“Ku ka dėshprim bėn qė unė tė sjell shpresė”.
E kur gati, gati mendoj se Nėnė Tereza ėshtė aq pranė shėnjtėrisė sa qė unė, njeriu i rėndomtė, nuk gjej dot mbėshtetje tek Ajo, gjej frazėn lutėse tė pėrditėshme tė Saj ndaj Zotit, (e cila ėshtė “Lutja Pėr Paqė e Shėn Franēeskut”), qė mė mbėshtet nė barrėn e rėndė qė kam marrė pėrsipėr, kur ajo thotė :“O Zot, bėn qė atje ku ka gabime unė tė sjell tė vėrtetėn”. E pikėrisht me qė pėr kėtė tė vėrtetė po e bėj kėtė shkrim, kėtė tė vėrtetė mė mėson edhe Nėnė Tereza e po pėr kėtė tė vėrtetė vuan edhe ndėrgjegja e kombit, marr forcė, ndjej besim nė vetvete dhe kam shpresė se edhe lexuesi do tė mė mbėshtesė. 
Vijoj tani, disi i lehtėsuar nga mbėshtetja qė gjej tek Nėna Terezė, ti kėrkoj ndihmė njeriut tjetėr tė Zotit, humanistit si edhe eruditit tė pashoq, Baba Rexhebit. E kam plotėsisht tė qartė se edhe me tė, ashtu si me Nėnė Terezėn, shtegu qė mė detyron Ai tė pėrshkoj ėshtė ai i mėshirės dhe faljes. Kujtoj se si Ai, mbasi i lexova shkrimin autokritik tė Bedri Spahiut botuar nė Rilindja Demokratike, mendohet pėr disa ēaste dhe shprehet : “ Njerėzit kur plaken fillojnė e besojnė nė Zotin, pendohen e kėrkojnė lehtėsim tė shpirtit nga mėkatet e tyre. Kurse Bedriu, ndonėse nė moshė tė thyer, vazhdoka akoma tė gėnjejė. Shumė i jam lutur Zotit pėr shpirtin e tij, por e shoh se u dashka tė lutem shumė e mė shumė akoma pėr tė “. (Esenca e teorisė filozofike bektashjane tė Baba Rexhebit mbėshtetej nė postulatin madhor : Luftoje egoizmin qė tė jesh nė gjėndje t’a shohėsh Zotin. E pra Ai kish teorinė e Tij tė mėshirės dhe faljes prej nga gjente forcė qė sa mė shumė qė njerėzit tė ishin tė zhytur nė mėkate, keqbėrje edhe krime, aq mė shumė e ndjente pėr detyrė Baba Rexhebi tė lutej pėr shpirtin e tyre.) Por nga ana tjetėr mbėshtetje tė fortė gjej tek ky Shėnjtor i vėrtetė, kur kujtoj se si pyetjes sime tė drejtpėrdrejtė lidhur me qėndrimin qė duhet mbajtur nga shoqėria ndaj Bedri Spahiut me shokė, kriminelė tė lindur dhe gjakatarė tė pamėshirshėm, Baba Rexhebi i pėrgjigjet : “ Mua, bir, nuk mė takon gjė tjetėr veēse tė mėshiroj edhe tė fal “. Kėtu ndalon, mendohet e pastaj vazhdon :“ Shoqėrisė i takon tė gjykojė nė bazė tė sė vėrtetės dhe drejtėsisė “.
Burimi i parė, ndihmėn e tė cilit kėrkuam pėr tė pėrcaktuar kriterin e gjykimit tonė ndaj figurave qė luajtėn rol tejet aktiv nė pėrcaktimin e fateve tė kombit tonė gjatė gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, na mėson qė t’i referohemi sė vėrtetės dhe kėtė tė fundit t’a gjykojmė me drejtėsi. 
Tashti qė themelet e gjykimit i mbėshtetėm mbi pikėpamjet si dhe mėsimet e dy kollosėve tė ndėrgjegjes, i kthehemi burimit tė dytė qė do tė na pėrcaktojė kriterin e gjykimit : 

Fakteve.


Kėtu e ndjej tė nevojėshme tė ndalem, t’a sqaroj lexuesin lidhur me arėsyen qė mė shtyu t’a trajtoj kėtė problem, e pastaj me aq sa mundem unė, tė vazhdoj mė tej. 
Nga ana e shtypit shqiptar ka patur herė mbas here shėnja trajtimi figurash me njė tė kaluar shumė tė pėrfolur, tė cilat shikoheshin nga njė kėndvėshtrim mė se i ngushtė e si pasojė dilnin edhe burra tė mirė (?). Ky fakt mė ka bėrė tė mendohesha gjatė por njėkohėsisht edhe tė shpresoja se ndokush, shumė mė kompetent se unė, do t’a merrte nismėn edhe ta ndante shapin nga sheqeri, si i thotė populli. Mirėpo me keqardhje vrej se si kohėt e fundit nga ana e shtypit shqiptar si nė Shqipėri edhe nė diasporė, po vihet re njė si fushatė me anėn e sė cilės dėndur e mė dėndur po shkruhet nė mėnyrė shumė tė njėanėshme rreth kėtyre figurave. Po u hidhet dritė dhe kjo po pėrqėndrohet vetėm nė faktin se ata, kush mė heret e kush mė vonė, pėrfunduan viktima tė E.Hoxhės. Mirėpo kėsisoj peshorja mbetet tejet e paballancuar sepse qėllimisht po lihet nė errėsirė ana tjetėr e tyre, krimet e pėrbindėshme qė ata kryen sa kohė qė verbėrisht zbatonin direktivat paranojake tė nxitėsit tė kėtyre krimeve, udhėheqėsit tė tyre. Tė trajtuarit me kėtė frymė tė kėtyre personazheve si duket e ka burimin nė faktin se askush nuk iu kundėrvu shkrimeve tė para. Kjo ėshtė edhe arėsyeja e cila mė detyroi t’a bėj kėtė shkrim me anėn e tė cilit sinqerisht t’ia kėrkoj mendimin lexuesit e njėkohėsisht edhe t’i drejtohem atij tė mos i lerė nė harresė faktet qė di. Faktet si edhe tė vėrtetat, ato dhe vetėm ato, duhet tė jenė kriteri i gjykimit. Mbėshtetur nė tė marr forcė dhe e vazhdoj shkrimin. 
Duhet thėnė qė nė fillim se Enver Hoxha, i cili qe diktatori absolut dhe tiran i pakundėrshtueshėm i vėndit tonė pėr 41 vite me radhė, duhet gjykuar nisur nga dy kritere :
Sė pari, nė ē’gjėndje e gjeti Shqipėrinė dhe ku e katandisi, (kriter ky me anėn e tė cilit gjykohen tė gjithė udhėheqėsit nė botė). 
Sė dyti, ē’mjete pėrdori, derisa rrojti, pėr t’a pėrligjur pushtetin e tij personal.
Lidhur me kriterin e parė, brumosja nga ana e tij e amoralitetit tė Leninit me kriminalitetin paranojak tė Stalinit, ēoi nė lindjen e asaj krijese dėshtake qė Enver Hoxha e quante me mburrje njeriu i ri socialist. Pėrse e zgjodhi ai kėtė rrugė ? Pėrgjigja ėshtė tejet e thjeshtė. Amoraliteti i Leninit ishte ylli i tij polar. Tek shpirtvogėlsia, cmira e skajėshme si edhe shpirti gjakatar i Stalinit si pasojė e tė qėnit i dėshtuar ndėrmjet bashkėkohėsve tė tij, E.Hoxha shihte alteregon, (vetėshėmbėlltyrėn), mėsues tė tij. 
Eshtė e vėrtetė se sa herė qė kushdo, (shqiptar apo mik i shqiptarėve qoftė), mundohet tė paraqesė tiparet e bukura pėrfaqėsuese tė shqiptarėve, pa pėrjashtim i referohet besės, bėmave, si edhe virtyteve qė kanė patur shqiptarėt para se Shqipėria tė transformohej nė atė skėterrė fizike edhe morale ku e katandisi Enver Hoxha. Cilido i huaj qė vinte nė Shqipėri nga perėndimi dhe kishte besim t’a shfaqte mendimin e tij tė lirė me ndokend, thoshte tė njejtėn gjė : “Jeni populli mė i lumtur qė ka bota sepse nuk e keni idenė se ēdo tė thotė tė rrosh nė njė vėnd tė lirė perėndimor”. 
Leri shqiptarėt e transformuar nė krimba dhe zvarranikė, por edhe ata qė nė njė farė mase e kishin ruajtur karakterin dhe personalitetin e tyre, E.Hoxha i dyzoi : Ndryshe mendonin e ndryshe flisnin. Kjo ėshtė tragjedia qė la pas Enver Hoxha. Ai dhunoi, torturoi, ua bloi kockat, ua shkuli thonjėt dhe i ropi tė gjallė intelektualėt dhe klerikėt e virtytshėm mė tė shquar e gjithashtu ajkėn e burrave tė ndershėm e patriotė tė qyteteve e fshatrave, nė qelitė famėkeqe tė sigurimit. Dhunoi gjithashtu kampeve tė pėrqėndrimit dhjetra mijėra vetė qė t’ia shtinte drithmėn popullit mbarė dhe kėsisoj e transformoi shqiptarin nė njė krijesė amorfe pa shtyllė kurrizore. Kėtė la prapa E.Hoxha. 
Lidhur me ekonominė, paranoja e tij e ēoi qė nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė XX-tė, vetėm pėr tė ruajtur postin e tij tė gjithėpushtetshėm, tė kishte vizionin e ēmėndur dhe tė zbatonte ekonominė autarkike nė gjithė njė shtet!(?) Ēfar e ēoi kėtu ? Egoizmi i tij i sėmurė si edhe dyshimi tek secili! Ai pėr asnjė ēast nuk mendoi le pėr popullin por as pėr partinė e tij sepse ajo, fill pas vdekjes sė tij, u shpėrbė ! 
Pra, ēfarė la pas E.Hoxha ? Njė popull pa busullė, njė ekonomi tė dėshtuar, si edhe njė terren tejet tė pėrshtatshėm pėr tė lulėzuar krimin, mashtrimin dhe korrupsjonin. 
Pėrsa i takon kriterit tė dytė, E.Hoxha jo vetėm qė nuk la kundėrshtar politik nė kėmbė, por zhduku edhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė afėrtė e mė besnikė, (nė qoftė se kishin sadopak vlera). Pra mund tė thuhet pėr tė : Mjerė ai qė e njohu dhe bashkėpunoi me E.Hoxhėn ! 
Mbi kėto kritere tashti e lemė t’a gjykojė secili shqiptar veprėn, (mė saktė e thėnė antiveprėn), e E.Hoxhės. 
U kthehemi tashti atyre qė, pėr aq kohė sa iu deshėn E.Hoxhės, i pėrdori si vegla tė verbėra pėr tė zbatuar krimet e projektuara prej tij e pastaj dora dorės zbuloi se dikush pas tre vitesh e dikush tjetėr pas 35 vitesh “papritmas” u kthyen nė tradhėtarė tė partisė, tė atdheut edhe tė popullit ! 
E shkroi autokritikėn e tij Bedri Spahiu kur u vendos demokracia, pasi E.Hoxha e kalbi nė burg, kjo ėshtė e vėrtetė. Por prapseprap Bedriu autokritikėn e bėri komuniste, sa pėr tė larė duart, si Ponsius Pilati qė kishte nė dorė t’a falte Krishtin nga kryqėzimi dhe nuk e bėri. Kėsisoj Bedriut jo vetėm pėr sė gjalli por edhe sot pas vdekjes nuk i ndahen fantazmat e viktimave tė Gėrhotit apo mallkimi i Fejzi Alizotit ! Nė Gėrhot Bedriu me Shefqet Peēin dhe Shemsi Totozanin i thanė komandantit italian se Hysni Lepenica po vinte t’ua merrte kazermat e t’i vriste si minj italianėt e porsakapitulluar dhe nuk vinte pėr marrėveshje. Kėshtu, me tė ardhur ai tek truproja, u gri nga mitralozi italian bashkė me tė gjithė shokėt e tij. Prandaj fytyrat e dėshmorėve tė Gėrhotit, qė nga komandanti i tyre patrioti dhe trimi Hysni Lepenica e deri tek korrieri gjashtėmbėdhjetė vjeēar Agim Selfua, tėrė jetėn ia kanė nxjerrė gjumin Kriminelit B.Spahiu. Po kėshtu edhe fytyra e Fejzi Alizotit. I lidhur qe ky me 16 shokėt e tij, tė dėnuar me vdekje nga Koēi Xoxe me pretencė tė B.Spahiut. “Zjarr” thirri komandanti i skuadrės dhe breshėria e predhave i shtriu pėr tokė tė 17 viktimat. Mbas breshėrisė, heshtje. Heshtja e vdekjes. Dhe heshtjen e theu zėri i mekur i Fejzi Alizotit : “Zoti mė mėshiroi. Falmėni tani edhe ju sipas ligjeve ndėrkombėtare”. Avitet Bedri Spahiu, e shikon ashtu tė shtrirė pėr tokė tė pafuqishėm, tė pllangosur me gjak e pluhur e tė lidhur me dy tė vdekur, dhe me zė sadisti qė kurrė me gjak nuk u ngop, i thotė : “Nuk njohim ne ligje ndėrkombėtare, ne njohim ligjet tona”. Nxjerr koburen e tij dhe qėllon gjithė mllef atė kufomė akoma tė gjallė ! 
Kurrė nuk ka si t’a harrojė Mirdita ditėn kur forcat ndėshkuese, ndėn komandėn e Mehmet Shehut, shkelėn nė Bajrakun e Kushmerit. Ajo ditė qe projektuar tė ish dita e dėshmisė sė njė skene makabre ku ēdo gjakėsor ka ē’tė mėsojė. Nė qafėn e Valmerit u pushkatuan burra zamani e trima me emėr si Dedė Prenk Kola e Ndue Luli me 12 shokė tė tjerė. Mbi trupat e viktimave tė pafajėshme tė pushkatuara nė sy tė familjarėve dhe fshatarėve, u lėshuan derrat e pangrėnė qė prej njė jave qė bėnė kėrdinė nė ta. E bėri M.Shehu, besniku dhe vegla qorre e Enver Hoxhės kėtė masakėr, por nuk duhet harruar edhe Mėhill Doēi, ai bir plangprishės i Mirditės qė qe udhėrrėfyesi i M.Shehut ! M.Shehu nuk e njihte as Mirditėn e aq mė pak mirditorėt. Ata i njihte M.Doēi, ai dėshtak i burrėrisė legjendare mirditore, ai qė nė kuvėnd tė burrave vėnd nuk kish. E me qė i tillė ish, para se t’i lėshonin derrat mbi viktima, i kėrkoi leje komandantit tė brigadės dhe nga njė plumb nė ballė u dha tė vdekurve, se sė gjalli nuk guxonte as t’u dilte pėrpara atyre trimave. Vazhdojmė mė tej. Nuk e harron terrorin e Brigadės sė parė edhe Golemi i Lushnjes. Mbasi vranė e prenė parķnė e fshatit, partizanėt deshėn t’ia kursejnė jetėn njė ballisti 17 vjeēar. Menduan se mjaft gjak qe derdhur atė ditė dhe iu lutėn komandantit (M.Shehut) tė mos ia kėpusnin fillin e jetės atij filizi tė ri. Komandanti ua plotėsoi kėrkesėn dhe u mbėshtet pas njė ulliri, uli strehėn e kapės me yll mbi sy dhe desh tė merrte njė sy gjumė. Partizanėt e tjerė, grupe-grupe, kush flinte e kush kėndonte. Disa syresh, pėr fatin e keq tė djaloshit ballist, tė ulur nė shesh e ngacmonin atė qė tė shante nacionalistėt e tė ēmonte bėmat e komunistėve nė fshat. E si mund ta pranonte ai i mjerė njė gjė tė tillė posaēėrisht fill pas krimeve tė shėmtuara qė pa ? Ai nuk kish si tė pranonte dhe domosdo fjala nxori fjalėn dhe biseda u nxeh. Mirėpo M.Shehu desh tė flinte dhe biseda e shqetėsonte. Ngriti strehėn e kapės, nxori koburen, e vrau djaloshin xanxar, dhe vazhdoi i patrazuar mė nga grindjet gjumin e tij ! 
Po Beqir Balluku, viktima tjetėr e diktatorit, kush ishte ? Ishte kryetar i njėsiteve atentatore tė Tiranės. Kush ishte patriot i shquar apo i kishte bėrė hije E.Hoxhės, kish mbas shpine njėsitin gueril. Beqir Balluku, i paisur me inteligjencė nėn mesataren por qė njėkohėsisht ishte edhe vrasės qė nuk i bėnte syri tėrr, i kishte zgjedhur elementėt e njėsitit sipas porosisė sė E.Hoxhės. Kuptohet se tė gjithė, pa pėrjashtim, ishin trima. Nė mes tyre pastaj shquheshin idealistėt, ata qė mendonin se i shėrbenin atdheut, njė pjesė tjetėr e tyre qė vrisnin kėdo, veē pėr tė vrarė, si edhe ata qė pėr natyrė ishin syleshė e bėheshin vegla qorre, siē qe edhe vetė B.Balluku nė duart e E.Hoxhės. Pėrse u vra Vojo Kushi ? Se ishte idealist. Po Lym Keta si vdiq ? Ndonėse mbijetoi e doli i gjallė nga lufta, mbas shumė peripecish u vra si pasojė e njė aksidenti automobilistik (?). Por ama njė malėsor i Pukės dėshmonte ndryshe dhe ky i fundit … vdiq papritmas. Kaq sa pėr ekipin terrorist. Po viktimat e tij ? Enver Hoxha e desh me kėmbėngulje vdekjen e Hysen Mushketės, nga Durrėsi. Ky ishte njeriu, pa as mė tė voglin dyshim, mė i nderuar i qytetit tė Durrėsit. Ishte patriot i shquar si edhe bamirės i pashoq. Si i tillė patjetėr qė duhej hequr qafe. E qėlluan, e plagosėn, por nuk e goditėn dot pėr vdekje. U dėrgua pėr sigurķ urgjentisht nė spitalin e Tiranės. Mirėpo nė Tiranė ishte gati B.Balluku qė nuk e bėnte dysh fjalėn e E.Hoxhės. Ē’bėri njėsiti ? Atje ku nuk pėrdorte dot pushkėn edhe arma e nėpėrkės ishte e mirė : E helmuan H.Mushketėn nė spital duke e ftuar tė pinte njė gotė me qumėsht. Kėsisoj B.Balluku me verbėrinė e tij i hipi shkallėt e besimit nė sytė e diktatorit. Kjo ngjitje arriti kulmin kur ai u la i gjithėpushtetshėm nė Tiranė gjatė kohės qė delegacioni i partisė shkoi nė Moskė. Kur atje ndodhi prishja me Bashkimin Sovjetik B.Balluku, roja e verbėr dhe besnike e diktatorit, menjėherė kėrcėnoi se do t’i varte tė gjithė specialistėt sovjetikė nė qendėr tė Tiranės po t’i ndodhte gjė E.Hoxhės. Dhe e dinin sovjetikėt se ai, si leshko i indoktrinuar qė ishte, nuk e kishte pėr gjė t’a bėnte njė masakėr tė tillė mbi mijėra viktima. Por edhe parabola e B.Ballukut patjetėr qė mbas ngjitjes drejtė kulmit e mori tė tatėpjetėn duke kaluar nėpėr zonėn e tradhėtisė ndaj atdheut edhe popullit. Megjithatė shoku Beqir edhe i internuar nė Roskovec e pastaj nė Selenicė, kurrė nuk e humbi besimin tek komandanti (E.Hoxha), fotografinė e tė cilit nuk e ndau nga muret e dhomės sė tij deri sa ky i fundit e pushkatoi si tradhėtar! 
Petrit Dumen, pėr tė cilin ėshtė shkruar duke vėnė nė dukje vlerat e tija tė larta si student, (kur nė fakt bashkėnxėnėsit e kujtojnė si nxėnėsin mė tė dobėt tė klasės), komandant ushtarak, strateg, e shto tė shtojmė, a nuk duhet t’a shikojmė nė dritėn e diellit nga tė gjithė kėndet ? Bataljoni Hakmarrja i porsa formuar duhej tė bėnte emėr qė tė bėnte ligjin. Kėshtu komandanti i tij Petrit Dumja me gjithė komisarin Josif Pashko, vendosėn tė godasin njeriun me influencė, njeriun e Zotit, Dervish Hajdarin e Tri Urave. E si t’a godisnin mė shumė se duke ia vrarė tė birin ? Por vrasja me njė plumb dhe aq, nuk u zinte vėnd bishave tė etura pėr gjak. Duhej tmerruar krahina e Kolonjės e duheshin komprometuar edhe partizanėt e bataljonit qė t’i lyenin duart me gjak. Prandaj e kapėn Xhevdet Ramollin, djaloshin 25 vjeēar tė pa angazhuar nė asnjė formacion politik, e lidhėn, ia prenė veshėt edhe hundėn duke e gjymtuar me thika derisa dha shpirt. E mbasi terrori i egėr, krimet e shėmtuara si edhe dhuna tė ushtruar nga bataljoni i bėri tė dėgjuar emrat e komandantit edhe komisarit tė tij nė zonėn e Kolonjės, Enver Hoxha e pa se ata mund t’a shtronin me sukses edhe zonėn e Dibrės ku edhe i dėrgoi. U dogj dhe u drodh e gjithė Dibra e sė fundi u shtrua nė gjak ! Kėto edhe shumė tė tjera janė bėmat e P.Dumes edhe J.Pashkos. 
Edhe pėr Teme Sejkon ėshtė shkruar duke e trajtuar figurėn e tij njėanėshmėrisht dhe me dashuri. Vėrtetė qė ėshtė pėr tė ardhur keq se si e pėrfshiu nė planet e tija djallėzore E.Hoxha dhe pastaj e pushkatoi. Gjithashu ėshtė pėr tė ardhur akoma edhe mė keq se si e pėsoi e gjithė familja e tij. Kjo ėshtė njera anė e medaljes. Por ama nuk duhet harruar edhe se si T.Sejkua, nė krye tė tė ashtuquajturit Divizjon i Mbrojtjes sė Popullit, pėrdori pėrbindėshit me fytyrė njeriu si Xhemal Selimin e Dulaq Lekiqin pėr ta shtruar me ura zjarri e me terror Malėsinė e Madhe si edhe Dukagjinin. Ose si e shtroi Zadrimėn me toger Babėn, ku edhe foshnja u dridh nė barkun e nėnės. Tė shkruhen edhe kėto, tė shkruhen.
Figurė tepėr interesante ėshtė edhe ajo e Aranit Ēelės. E theksoj nė sipėrore sepse ai nuk la shok e mik pa pushkatuar e megjithatė mbijetoi. Dridhej ai e bashkė me tė edhe e gjithė Shqipėria nga K.Xoxi, M.Shehu, K.Hazbiu e nga e gjithė plejada e udhėheqėsve tė shtetit, sa kohė qė mbi ta nuk kishte rėnė mllefi i tiranit. Sapo ndodhte kjo, ishte i gatshėm A.Ēela tė mbushte dosjet e tyre me krime nga mė tė llahtarėshmet qė ata gjoja kishin pėrgatitur kundra partisė edhe popullit ! E kėsaj krijese sadiste, po tė kishte jetuar Danteja nė kohėt tona, njė rreth tė dhjetė Ferri do tė kishte sajuar pėr tė nė Komedinė Hyjnore. Edhe vetė konti Ugolin qė vetėm me peshkopin Ruxher nuk kish tė ngopur, do ta kishte zilķ se si A.Ēela ua hėngri rrashtat e kokės tė gjithė atyre qė e kujtonin mik edhe shok. Ky kameleont dijti t’a mashtrojė edhe diktatorin qė besė nuk kish, dhe vazhdon e jeton. Asnjė autokritikė, qoftė edhe formale si ajo e B.Spahiut, nuk ka bėrė. Por t’a dijė se pa bėrė ai pendesė, turpi i pabesisė sė tij si edhe i krimeve tė mynxyrėshme qė ai ka bėrė, pėr jetė tė jetėve do t’ua ulin kokat dhe do t’ua kėrrusin shpatullat pasardhėsve tė tij, sa kohė qė tė ketė qoftė edhe njė prej tyre mbi dhé! 
Pėr t’a mbyllur qarkun tashti vijmė tek udhėheqėsi i fundit mbas tė cilit u shemb rendi totalitar nė Shqipėri, Ramiz Alia. Pa dashur tė qėndrojmė e t’a trajtojmė masakrėn e tė rinjėve tė mobilizuar kosovarė si rezultat i urdhėrave tė kėtij komisari si edhe tė komandant Shefqet Peēit; e kalojmė edhe ēarmatosjen e burrave kosovarė nė besė tė tyre, (se ndryshe kurrė ata nuk ua dorėzonin armėt shkjeve), qė u zhbķnė nga Rankoviēi; nuk kemi pėrse ndalemi as nė miratimin verbėrisht qė R.Alia u bėri gjatė gjithė jetės sė tij urdhėrave tė diktatorit tiran duke e ngritur gjithėmonė dorėn e tij nė shenjė miratimi pėr ēfarėdo vendimi sado kriminal qė tė ishte, dhe as nuk ndalemi t’a gjykojmė pėr urdhėrin e dhėnė tė qėllohesh mbi turmėn e demonstruesve me 20 shkurt tė vitit 1991. Por R.Alisė kombi nuk ia fal kryeneēėsinė e tij nė vazhdim tė gabimeve dhe fajeve, kur tė dėrguarit aq miqėsor tė Gjermanisė, Shtrausit, qė i ofroi ndihma dhe kredi pa detyrim kthimi, i ofroi shkėmbim mallrash me kushte tė jashtėzakonėshme pėrfitimi nė favor tė Shqipėrisė, etj. etj., dhe Ramiz Alia i tha “ jo, nuk pranoj”! I ofroi Shtrausi qė Gjermania t’a ndėrtonte brėnda njė viti e gjysėm autostradėn Vermosh – Jergucat qė Shqipėria gjatė saj tė shiste benxinėn si edhe naftėn e saj, si edhe ndėr restorante e motele qė do tė ndėrtoheshin tė shiteshin mishrat e zarzavatet qė me kosto aq tė lartė e pėrfitim aq tė vogėl eksportoheshin, e R.Alia i tha prap “jo, nuk pranoj” ! I ofroi Shtrausi tė zhvilloheshin vėndet turistike malore si edhe bregdetare qė do t’a begatonin vėndin sa hap e mbyll sytė, dhe pėrgjigja gjithėmonė ishte e njejtė “ jo, jo edhe jo” ! Po ēfar i kėrkoi Shtrausit ky imitues i madhėshtisė sė diktatorit qė fytyrėn djallėzore e fshihte gjithėmonė pas buzėqeshjes dhe mirėsisė sė shtirė ? I kėrkoi raketa, raketa balistike ndėrkontinentale ! Dhe Shtrausi, iku. Iku edhe kėtė herė pasi Gjermania e dėrgoi qė fati Shqipėrisė t’i trokiste edhe pėr herė tė tretė ! Shtrausi u kthye nė Gjermani, dhe vdiq. E gazetat gjermane shkruan se ai nuk vdiq nga Perėndia, por e plasi Ramiz Alia !
E tashti qė i erdhi fundi shkrimit tim, dikush mund t’a gjykojė patriotik qėndrimin e R.Alisė ndaj ofertave gjermane, nė njė kohė qė unė e konsideroj skajshmėrisht anti kombėtar dhe nė dėm tė sė ardhmes qė iu hap popullit tonė nga Gjermania. Kush do t’a japė gjykimin ? Ti, i dashur lexues, siē t’u drejtova edhe nė fillim tė shkrimit. Ndėrsa ideja qė brezave tė ardhėshėm t’u lemė dokumentacion tė paanėshėm dhe tė mbėshtetur nė tė vėrteta edhe vetėm nė fakte, ėshtė detyrė morale e secilit prej nesh. 
Eshtė e natyrėshme qė bijtė e kėtyre veglave tė diktatorit, (mbi tė cilėt mė vonė ranė rrufetė e tija), natyrshėm duan tė hidhet dritė sadopak pozitive mbi etėrit e tyre. Kėto orvatje tė tyre jo vetėm i kuptojmė por edhe ndjejmė dhimbje tė sinqertė pėr kėta tė fundit tė cilėt jo vetėm qė u persekutuan si bij tradhėtarėsh dhe armiqėsh tė partisė e tė popullit, por edhe familjet e tyre u prishėn si pasojė e divorceve tė detyruara tė martesave qė edhe kur u ndėrtuan ishin pėrgjithėsisht konjunkturale.
Unė personalisht e ndjej peng edhe borxh moral qė u kam tė gjithė nacionalistėve, figurat e tė cilėve pėr gjysėm shekulli u pėrdhosėn dhe u hodh baltė mbi to, qė tė dalė e vėrteta e tyre nė shesh. Asgjė mė shumė, por e vėrteta. E kėta nuk ishin pak, por breza tė tėrė !
Nė jetė secili ka gjynahet e tija, ka dritėhijet e tija. Edhe Krishti vetė e ftoi popullin qė gurin e parė ndaj mėkatares t’a hidhte ai qė mėkatė nuk kish mbi shpirt tė tij dhe asaj fatkeqes i tha : Nuk kam ardhur tė tė gjykoj, por shko nė shtėpi, pendoju dhe mos bėn mė mėkate. 
E me qė tė pamėkatėt nuk ekzistojnė mbi dhé, tė gjallėt le tė nxjerrin mėsim nga Krishti, kurse tė vdekurit le t’i gjykojmė nė bazė faktesh dhe vetėm faktesh. 

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė