Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Ideja shqiptare

nga Prof. Dr. Phil. Krist Maloki

Fati i njė kombi dhe ardhmenia e tij qendrojnė ndėr duer tė brezit tė ri; tė pajisunit e rinisė me idena tė shėndosha, e sidomos tė gjalla, i siguron kombit njė jetė tė gjatė e njė t'ardhme tė shkėlqyeshme. Me kėto fjalė tė marruna lirisht nga predikimet kombėtare tė filozofit gjerman Fihte (Reden an die deutsche Nation) s'e kemi menden me bam tregti ndėr qarqet intelektuale tė Shqipnisė, ku shkojnė e vijnė mendimet e thella si hutat nė Athinė. Vetė encikllopedistat e Tiranės e dijnė mjaft mirė se rinia e djalėria pervėlohen e pėrshpirtnohen vetėm me anė idenash, vetėm me paraqitje e pėrfytyrime hovdhanėse.

Evet, puna qendron te ideja! Po cila ide, apor tė cilat idena u pėrdoruen deri mė sot pėr tė pajisunit e rinisė shqiptare? Duhet t'i mbėrthejmė pak flatrat historike e tė lidhemi andej kah Kongresi i Berlinit e te Lidhja e Prizrenit pėr me i njoftė ma hollė njato idena tė vjetra e pak a shumė tė daluna modet qi perdoren edhe sot ndėr ne pėr pėrftimin e t'ardhmes kombėtare.

Ideja e parė asht: patriotizmi apor atdhedashunia. Kjo ide e lindun ma fort nėpėr luftimet liridashėse tė kombėsive tė ndryshme nė Itali e nė Ballkan, e ka rranjėn e kuptimin e vet nė dėshirėn e flaktė me qenė i lirė nė njė shtet tė lirė. Shikue ashtu fort hollė kjo ide rrjedh nga kėrkesat e revolucionit francez (liberte, egalite, fraternite) e s'ka kurrfarė lidhje me idenė e nji kombi tė lirė: patriotizmi kėrkon e andrron njė shtet e jo njė komb tė veēantė. 

Po nė kėtė shteg ravgon edhe ideja e dytė: ideja nacionale. Fjala nation, nazione e ka po atė kuptim si fjalėt shqipe, "popull, shtetnor". Kombi asht nji kaptim etnik qė i kalon megjet e nji shteti. Kombi gjerman e populli shtetėror gjerman nuk janė nji; kombi shqiptar pėrmban 2 milion e gjysmė shqiptarė, kurse nacioni (shteti) shqiptar pėrbahet prej afro 1 miljon e 100 mijė. Idea nacionale, pra s'ka kurrfarė pune me idenė kombėtare. Kėsodore munden me qenė nacionalista tė flaktė edhe grekofonėt, vllehėt apo jevgjitė e Shqipnisė.

Jo, shpėtimi i kombit shqiptar varet vetėm nga ndėrgjegja e tij. Dhe kėtė ndėrgjegje mund t'a zgjojė dhe ta ndezė vetėm flaka dinamike e njė djelmėnije tė pastėr, tė njė djelmėnije vetėmohimtare dhe plot aktivitet shembėllor. Nga aparati mekanik qeveritar s'ka ēka pritet ndėr kėto punė. Qeverija mund t'i dorėzojė popullit mjete pėr kurim e pėrparim, porse s'mund tė kujdesohet edhe pėr pėrdorimin e vlefshėm tė tyre. Kėto tė gjitha janė punė ndėrgjegjeje, janė punė tė shpirtit. Dhe shpirti ndezet vetėm nga njė shpirt tjetėr, nga njė shpirt i flaktė ...

Disa mijė vjet historik shikojnė sot mbi djelmėninė shqiptare; amaneti i njė kombi shpirtmadh, i asht lėshue asaj nder duer. Ruejeni amanetin e kombit, ruejeni frymėn e trashigimin e tij! Ndizeni zjarrin e shenjtė mbi majėn e Tomorit ... dhe lėshojeni kushtrimin anembanė: Kombi nė rrezik!!! ...

To be or not to be, that's the question! ...

Dhe nuk janė vetėm ato probleme tė maparėshme qė e bajnė studiuesin e vertetė tė ēashtjes shqiptare me e pyet veten shumė herė se: A ka shpėtim kombi shqiptar? I pėrjashtojnė kėtu fare problemet e politikės sė jashtme, sepse ato nuk zgjidhen dot nga na e nga forcat e pakta tona. A ma mirė: karshi kėrcėnimeve tė politikės sė jashtme mund tė mbėshtetemi vetėm nė mėshirėn e Zotit edhe nė tė "drejtėn" tonė. Porse edhe kjo e drejtė problematike kėrkon njė legjitimacon tė vetin nėpėr pak a shumė merita dhe cilėsina tė vlefshme tė kombit tonė.

Kėtu pra asht pika ma pėrqendruese e ēdo aktiviteti tė djelmėnisė shqiptare: tė kėrkojė dhe tė gėrmojė se cilat janė meritat dhe cilėsinat e kombit shqiptar dhe cilat nga ato duhen kulturue dhe vue nė punė. Parimi kryesor i ēdo veprimi serioz e sistematik asht: me e pyetė veten se ē'kam nė dorė dhe ē'mund tė baj me te. Njė arkitekt i vertetė e serioz pyet ma parė se ē'material kanė ustallarėt nė dispozicion, ē'zotsi kanė ustallarėt vetė, cilat janė rrethanat tektonike, klimatike etj. tė vendit, dhe mbasi t'i ketė terezitė tė gjitha mirė e mirė e pėrpilon planin e binasė sė dishrueme. Mjerisht nė Shqipni bahen pothue tė gjitha pėr sė mrbapshti dhe prandaj s'ka muejtė me u ba deri mė sot ndonjė punė me tė vėrtetė konstruktive. Dhe ē'asht ba, ka mbetė nė hava si kanali i Kavajės, sepse nder ne bahen planet pa u kontrollue ma parė materiali e rrethanat e tij.

Gabimin ma tė madh e ma tė trashė e bajnė nder ne disa fantasta, tė cilėt - tė marrun mendsh nėpėr studimet e shkencat e veta eoretike - xhixhilluese - pėrpilojnė plane politike -shtetnore pa u interesue aspak se a hyn nder ato kallepe (eoretike) materiali real i kombit dhe vendit (gjeografik e geopolitik) shqiptar. Kėta njerėz janė pėr t'u vue nė dajak dhe pėr t'u dėrgue mandej nder klaset e para tė shkollave shqiptare qė tė mesojnė sė paku geografinė dhe historinė e kombit shqiptar. Jo, zotni, pėr me ngrehė njė shtet, ashtu nė kuptimin e plotė tė fjalės, nuk jemi tė zot na tridhjetėvjeēarėt e sotėm. Dhe do tė kondendohemi edhe ma tutje me njė gjendje gjysmake, pėr mos me thanė provizore; sepse na - arkitektat fantasta - s'kemi haber mbi materialin real, sepse na s'e njofim as kombin, as vendin, as ...

Sepse na kemi ndoshta shumė dije (dituri shkencėtare!) por jo mend e shpirt! ...


* * *

Dhe zgjidhja e "Problemit Shqiptar" kėrkon para sė gjithash shumė mend e shpirt. Djelmnia shqiptare asht mėsue me e shikue kombin e vendin e vet nėpėr syzat e do vagabondave tė tymosun kafehanesh, apor tė do pseudo - pedagogėve pedantė e skolastikė, apo edhe tė do shkrimtarėve tė huej qė nuk kanė pasė as zotsinė e nuk e kanė marrė kurrė mundimin e duhun pėr me i kushtue problemeve tona njė "vėmendje" tė plotė e objektive. Prandaj s'asht ēudi qė brenda djelmnisė shqiptare vlon njė anarki pikėpamjesh e mendimesh mbi kombin, popullin e vendin e vet. Dhe, "shpėtimtar i kombit" mund tė quhet me gjithė mend ai shpirtmadh qė i falė asaj djelmnie ideologjinė e vėrtetė tė "Shqiptarizmės" reale - kombėtare. "Neoshqiptarizma gjirokastrite" na dha tė kuptojmė nevojėn e njė ideologjije, por ideologji vetė s'na dha. Dhe gabimi i saj qe qė nuk gėrmoi nder mina tė kombit e tė shpirtit shqiptar, d.m.th. nuk u interesue aspak per materalin konkret e real, por ndėrtoi dhe perpiloi, nė bazė tė do teorive sociologjike tė shekullit tė kaluem, njė biną fare heteromone, njė biną pėr homunkulus, por jo pėr shqiptarė tė gjallė!

"Problemi shqiptar" kėrkon njė mendje tė plotė dhe intuitive pėr me e kaptue nga tė gjitha anėt problematicitetin dhe brendshmeninė e tij, dhe kėrkon njė shpirt tė flaktė e krijues pėr me i paraqitė idetė qė vlojnė nė tė plot jetė e gjallėsiė. Nuk mjaftojnė, jo, disa thash-e-thana kafehanesh, apor do pėrshkrime skolastike e tė bamuna klishe, apor do lėvdata tė zbrazta albanofile, apor edhe do artikuj gazetash tė pėrditshme me njė vleftė efemere, jo, duhen traktate e libra, duhen krijesa artistike, qė t'i tundin dhe t'i dridhin shpirtrat, duhen vepra trumbėtonjėse qė ta zgjojnė shpirtin e vėrtetė shqiptar nga letargjija mijėvjeēare. Djelmnija e sotshme shqiptare s'ka gja nė dorė nga kėto tė gjitha, dhe as s'mundet me pasė, sepse asaj i mungojnė materialet ma fillestare, ma paraprake pėr me i hy njė pune me tė vėrtetė konstruktive. "Shpėtimtari i Kombit" nė kėtė pikėpamje (kulturore), duhej tė kishte sot njė fantazi krijuese si Platoni; njė panzofi konstruktive, si Aristoteli; njė shpirt plastik si Periklei, njė entuziazėm djalėrike si Alkibiadi, njė retori rrėmbyese si Demosteni, dhe - para sė gjithash - njė vullnet vetėflijues si Sokrati. Por kėsi shpėtimtarėsh tė kombit nuk mbijnė aq lehtė nė Shqipni e as tjetėrkund, sepse Zoti i dėrgon ata vetem nga njė herė brenda qindra e mijėra vjetsh dhe, edhe atėherė (i dėrgon) vetėm si njė kurorėzim tė njė pune tė gjatė kombėtare plot orvatje e mundime, apor si njė lulėzim tė shkėlqyeshėm mbi gjethe e gjėmba e ferra tė njė kopshti tė kulturuem kombėtar ...
 
Mė tej

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė