Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Kombi shqiptar ne prag te mijevjeēarit te trete 

nga Ismail Kadare 

Ne prag te mijevjeēarit te tyre trete, qe eshte dhe mijevjeēari i trete i botes se sotme, shqiptaret i priste nje befasi tragjike. Ishte e pangjashme me dramat e meparshme, ndaj ishte, ndoshta, dhe me e hidhura. Nje vizatim ne nje gazete franceze te atyre diteve e jepte tronditshme thelbin e ngjarjes: Njera koke e shqiponjes dykrenare, zogut simbolik te shqiptareve, perpiqej te mbyste koken tjeter. Marsi i eger i 1997 do te hyje ne historine e ketij vendi si marsi i vetevrasjes. Nuk teprohet aspak po te thuhet se Shqiperia u perpoq te vetevritej. 

A ishte e denje kjo per nje popull qe ka mijera vjet qe jeton ne kete bote te veshtire ? A ishte shenje papjekurie, lodhjeje apo fatalizmi Se fundi, a ishte e turpshme ? 

Per dike qe shkon drejt vetevrasjes, gjykimi i pastajme, qofte i atij vete, qofte i te tjereve s'mund te jete kurre as teper i sakte, as teper i qarte, e aq me pak, as teper i pameshirshem. Por ne, nese nuk jemi ne gjendje te shkoqitim e te zhbirojme shkaqet e thella e nderthurjen e kushteve qe e sollen popullin shqiptar ne kete dite me te vertete te zeze te tij, jemi te detyruar nderkaq qe ēdo mendimin tone, ēdo perpjekje e ēdo veprim tonin te tashem ta veme ne lidhje me kete tragjedi. Ajo eshte e tille qe nuk te le te qete. Ajo eshte zoteruese dhe klithese. Ajo shtron pyetje dhe kerkon pergjigje nga te gjithe. 

Miti i Katastrofes 

Popujt, ashtu si qeniet njerezore kane deshire te kujtojne fatkeqesite e kaluara. Me kalimin e viteve, shpesh qellon qe keto fatkeqesi te skajuara ne ndergjegjen e tyre, ndryshojne trajte, rralle here zbehen ose harrohen, se shumti zmadhohen ose nxihen me fort. Ne ndryshim me qenien njerezore, qe e ka jeten te shkurter, jetegjatesia e kombeve krijon kushte per tjetersimin e fatkeqesive, te cilat disa here shderrohen ne mite te verteta. Ne keto mite mbeshtetet shpesh kujtesa historike, prej tyre ushqehen letersia dhe artet ose krijohen psikoza fataliste qe ngjyrojne per nje kohe te gjate ate qe quhet shpirtesi e nje populli. Nderkaq, ka raste qe prej ketyre miteve ushqehen propagandat shoviniste e doktrinat hakmarrese kunder popujve te tjere. 

Nje nga mitet tipike qe gjendet ne historine e shume popujve eshte ai i katastrofes se dikurshme. Eshte nje thyerje ose nje humbje e dhimbshme ose disa gjėma te njepasnjeshme, kujtimi i te cilave nuk ka asgje te keqe, perkundrazi sherben per fisnikerimin e nje populli, kur selitet ne nje kah te mbare. Per fat te keq, koha ka treguar se mund te sherbeje edhe per te kunderten: per ta egersuar nje popull kunder te tjereve. 

Fatkeqesite e kaluara te popullit shqiptar, pushtimi osman ne shek XV, copetimi i Shqiperise ne fillim te shek XX dhe izolimi i saj nga bota per faj te diktatures komuniste ne gjysmen e dyte te ketij shekulli nuk krijuan te shqiptaret as doktrina shfarosese, as urrejtjeje kunder te tjereve dhe kjo eshte nje cilesi e admirueshme e tij. Nderimi dhe mbrojtja e tjetrit, e atij qe eshte i ardhur, i huaj, mik ose bujtes, nje mendesi qe vjen qysh nga koherat antike, ka qene nje nga guret themelore te qyteterimit shqiptar. Qe ky nderim nuk eshte nje shpikje e poetesh e as nje cilesi e elites shqiptare, u rivertetua gjate Luftes se Dyte Boterore. Dhjetera mijera ushtaret italiane te mbetur ne Shqiperi nen meshiren e popullsise se armatosur shqipare, pas kapitullimit te Italise, nuk u preken aspak prej kesaj popullsie, perkundrazi u moren ne mbrojtje prej saj. Nga ana tjeter, eshte nje fakt i njohur tashme se Shqiperia ishte nje nga vendet e rralla ne bote, ne mos i vetmi, ku asnje hebre nuk iu dorezua nazisteve. 

Diktatura komuniste me politiken e saj veēuese u perpoq ta armiqesonte popullin shqiptar me gjithe boten, kryesisht me Europen Perendimore, por nuk ia doli dot. Pas renies se komunizmit, populli shqiptar deshmoi ndaj te huajve europiane dhe amerikane po ate ndjenje miqesore te dikurshme. 

Kjo tolerance e gjere e ketij populli e shoqeruar me tolerancen fetare, gjithashtu te vertetuar gjate shekujve, nuk u vu ne dukje e nuk u ēmua asnjehere sa duhet. E ishte e nevojshme, per te mos thene e detyrueshme te ēmohej, sepse kishim te benim me nje shembull te shkeqyer ballkanik ne kohen qe gadishulli i madh u perfshi tej e mbane nga furtunat shoviniste, nga intoleranca e urrejtja etnike e nga krimet e renda te ushqyera prej saj. 

Per t'u kthyer te miti i katastrofes, ky mit te shqiptaret, ndersa nuk shkaktoi acarim kunder te tjereve, mori, per fat te keq, nje zhvillim te papritur: pezmatim kunde vetvetes. 

Psikoza Mohuese 

Rilindasit duhen lexuar e rilexuar gjithmone, sidomos ne koherat e veshtira. Duke i shfletuar tani, shikojme se perveē shqetesimit te tyre themelor: ēlirimit te Shqiperise e pavaresise se saj, ishte nje ankth tjeter, i vazhdueshem, i lidhur ngushte me te parin: rizgjimi i atdhedashurise. 

Kembengulja e tyre per kete rizgjim, kembanat e tyre, thirrjet e zjarrta, shpeshhere te deshperuara, Ti Shqiperi, me jep nder, me jep emrin shqiptar deshomojne nje te vertete teper deshperuese: nje pjese e shqiptareve ishin ftohur prej atdheut te tyre. Turqizimi i qindra mijera shqiptareve, greqizimi i nje pjese tjeter, ngaterrimi i fese shqiptare me ate fetare deshmojne se ndjenja patriotike te nje pjese e shqiptareve ka qene jo aq e forte siē paraqitej. Nje pjese e tyre me lehtesi ishin gati ta kembenin atdheun e tyre me nje tjeter atdhe, nje pjese kishin turp te quheshin shqiptare, te tjeret me lehte viheshin ne sherbim te forcave kundershqiptare. 

Duhet thene se kjo nuk ishte nje dukuri e rralle. Ne shumicen e vendeve, ashtu siē ka nje perqindje te popullise me prirje kriminale, ka dhe nje perqindje me prirje te mbrapshte (perverse) kunder atdheut te vet. Kjo eshte e njohur qe nga koherat antike, kur midis grekeve te vjeter gjendeshin gjithmone njerez e prijsa qe bashkoheshin me armiqte e Greqise, e gjer ne kohen tone, te grupimet e ndryshme politike, sidomos ato ekstremiste, terroriste, maoiste etj., cilesi e pare e te cileve eshte urrejtja kunder vendit te tyre dhe bashkimi me ēdo force tjeter qe eshte kundershtar i tij. 

Shqetesimi dhe ankthi i rilindasve lidhur me kete hall te madh tregon se prirja kundershqiptare e nje pjese te shqiptareve ka qene nje rrezik i ndjeshem per Shqiperine.
Nje prirje e mbrapshte nuk mund te mbetet gjalle per njekohe te gjate,pa u ushqyer. Dashuria per atdheun eshte nje ndjenje e shendetshme e natyrale, e cila me pak perkujdesje kultivohet lehte. Kurse prirja e kundert, mosdashuria per popullin tend, eshte rrjedhoje e disa faktoreve kembengules. Injoranca e thelle ku u zhyt per shume shekuj populli shqiptar, mungesa e shkollave, e universiteteve, e akademive, e institucioneve kulturore e, natyrisht, mungesa e strukturave shteterore e zbehu fort shqiptarizmin ose, ne rastin me te mire, e la ate ne nje nivel parak (primitiv), qe me veshtiresi ekapercente folklorizmin. Ne kushte te tilla, perkitja me nje kulture te huaj ishte tronditese per shqiptaret. Ajo krijonte dy rrjedhime: ose i shtynte ata, qe ne shembullin e kesaj kulture te ringjallnin kulturen e vendit te vet, ose e kunderta, i largonte perfundimisht prej atdheut. 

Keshtu, ne prag te ēlirimit te Shqiperise i kemi patur te dyja prirjet: atdhedashurine e disave dhe antishqiptarizmin e, disa here kundershqiptarizmin e te tjereve. 

Rilindasit u perpoqen si titanet t'i bindin shqiptaret se nuk duhej te turperoheshin nga vendi i tyre, se ata kishin nje atdhe te bukur, se kishin nje gjuhe madheshtore, nje nga 5 - 6 gjuhet themelore te Europes dhe nje nga 10 - 12 gjuhet themelore te botes, se ishin race e bukur truperisht dhe teper e afte menderisht, se kishin nje histori te shkelqyer, se gjėmat kombetare nuk ishin nje arsye per t'u ftohur me atdheun, por perkundrazi per t'u afruar me fort me te. 

Aksioni i rilindasve per zgjimin e Shqiperise ishte me i madhi e me i gjeri aksion kulturor e patriotik ne krejt historine shqiptare. Rralle here emertimi i nje levizjeje perkonte plotesisht me qellimin e saj, ashtu si ne rastin e Rilindjes shqiptare. Ne te vertete ishte ajo qe e rilindi Shqiperine, ose per te qene me te sakte, ishte ajo qe e lindi Shqiperine moderne. 

Qė kjo levizje e ky vrull te ishin te suksesshem, rilindasit e himnizuan dhe e sublimuan historine e shqiptareve. ata qėmtuan ne te kryesisht kulmet e ndritura, duke mos u ndalur ne njollat e sa. Po me aq kembengulje ata vune ne pah vlerat morale e fizike te shqiptareve, kryesisht virtytet, pa dashur te ndalen ne cenet e tyre, qe nuk ishin me te pakta se virtytet. Kjo ishte rrjedhoje logjike e qellimit te levizjes: rifitimit te besimit te humbur. 

Nje arsye tjeter qe e perligjte plotesisht optiken e tyre pozitive ishte propaganda kundershqiptare, qe kishte nisur nderkaq te kultivohej nga fqinjet e Shqiperise: kryesisht nga rrethet shoviniste serbe e greke. Ishte nje propagande e eger dhe shtazarake qe rralle here ishte pare ne fytyre te dheut. Perballe kesaj furtune te semure, rilindasit shqiptare mbajten nje qendrim fisnik e te admirueshem. Ne vend qe te binin ne nivelin e saj, duke u perdhosur edhe vete nga balta e kundershtareve, ata zgjodhen pergjigjen e terthorte: lartesimin e vlerave shqiptare. 

Ky vizion optimalist i rilindasve, i perfaqesuar ne radhe te pare prej Naim Frasherit e me vone prej Gjergj Fishtes, u be objekt verejtjesh e kritikash me pas e vazhdon ende sot, ne menyre te drejtperdrejte ose te terthorte. Ne ngjarjet e fundit tragjike te Shqiperise ishte pikerisht ky vizion rilindas qe u sulmua ne menyren me barbare. Nje grusht intelektualesh renegate e nje grusht politikanesh te papergjegjshem, te bashkuar me turmat e vulgut shqiptar, u perpoqen dhe arriten t'ia vinin zjarrin Shqiperise. Qellimi i tyre ishte zhberja e Shqiperise, ēka ata e treguan me shkaterrimet e vlerave kombetare, te atyre qe nuk ishin prekur as nga pushtuesi otoman e as nga ai nazist. Nga keto ngjarje Shqiperia, e ndoshta jo vetem Shqiperia, por Europa e tere, nxori nje mesim qe asnjehere nuk ka qene kaq i qarte: ne kushtet e demokracise turmat vulgare te fshehura prapa fjales "popull" mund te kthehen ne varrmihes te demokracise, po aq sa tiranet, nemosme keq. Kjo eshte arsyeja qe greket e vjeter, kur diskutonin per demokracine, per te mirat e te keqiat e saj, ishin teper gjakftohte, pa paragjykime, rrjedhimisht pa entuziazem. Nen trysnine e populizmit te majte, bota e sotme, ashtu siē ka harruar mjaft mesime te historise, e ka harruar, me sa duket, edhe kete menēuri antike. Shqiperia, qe e provoi ne mish te saj ē'do te thote kjo karikature e demokracise, shpresojme te mos e harroje.
 
Mė tej

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė