Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

Masakėr antikombėtare kundėr intelektualėve 

nga Mexhit Prenēi 


Sipas psikanalistėve energjitė e unit tė mediokėrisė specifike, janė mė tė mėdha, mė potente, mė demoniake dhe mė vrastare te diktatorėt,‑ egoistė tė mėdhenj, tė cilėt madhėshtia e marrėzisė dhe frika se mos u rrėmbejnė pushtetin, i tjetėrson nė tiran. I tillė ishte edhe Enver Hoxha. 
Etja karrieriste e pėrbindėshme e tij, ndizej si vullkan qė zjenė brenda vetes ngaqė nuk pėrballej dot me personalitetet e shquara dhe intelektualėt elitarė siē kam theksuar edhe nė essenė: "Kompleksi I inferioritetit" Madje kjo etje e keqe karrieriste, qė e kishte burimin te ankthi, tmerri dhe frika e rrėzimit nga froni, tė cilin e quante tė pėrjetshėm, ishte po kaq e egėr, diabolike dhe hanibaliste, sa edhe kur nuk kishte tė bėnte direkt me personalitetet e shquara, i gjuante ata ku ishin e ku s'ishin, dhe ndizte fitilėt e makiavelizmit ekstrem, intensifkonte e dinamikėzonte edhe tė jashtzakonshmen edhe mitiken e magjiken edhe absurden e tragjiken, pėr tė denigruar, poshtėruar, persekutuar, izoluar dhe pėr t'i zhdukur edhe fizikisht, ata, burrat e shquar tė kombit, intelektualėt elitarė, qė i shikonte si armiq. 
* * * 
Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjėmat e komunizmit" tė Agim Mustės, po shkėpusim disa prej emrave tė personaliteteve tė shquara tė kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famė botrore, qė i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit tė antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualėt elitarė, sa shdėrrohej edhe nė sadist, pėr ata qė kishin mbetur gjallė, duke mos u ngopur me dėnimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanė vdekur nė duart e xhelatėve qė i masakronin. 
Me njė kėnaqėsi sadisti sillej edhe me tė tjerėt qė i zbriste nė shkallėt e ulta tė piramidės, apo i emėronte nė punėt mė ordinere, siē bėri me personalitetin e shquar Sejfulla Malėshova, duke e punėsuar nė njė magazinė dhe duke ndėrsyer zagarėt e tij qė ta, survejonin, tallnin, poshtėronin edhe kur u bė plak dhe ecte me shkop. 
Ja, disa nga personalitetet e shquara qė i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualėve: 
ARQILE TASI, diplomuar pėr letėrsi nė SHBA. Ish drejtori i Bibliotekės Kombėtare. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1957. XHEVAT KORĒA,‑ diplomuar nė Austri pėr histori. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1955. GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar pėr filozofi nė Itali. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1960. MIRASH IVANAJ,‑ ish ministėr i arsimit, diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Vdiq nė burgun e Tiranės, mė 1954. HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar nė Austri pėr shkenca politike. Tragjedian i njohur i letėrsisė shqipe. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1964. XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar pėr Shtamadhori nė Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit tė Shtamadhorisė nė kohėn e Monarkisė. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1958. SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar pėr fizikė bėrthamore nė Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, mė 1947. SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar pėr shkenca biologjike nė Itali. Ekzekutohet, mė 1951. MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Krijuese e PSDSH, mė 1943. Vdes pas 38 vjetėsh nė internim. Autore e disa librave. ENGJĖLL ĒOBA,‑ diplomuar pėr jurist nė Itali. Vuajti 25 vjet burg. VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare. Diplomuar pėr teologji nė Athinė. Vdiq mė 1965, pasi vuajti 25 vjet burg. PATER MESHKALLA,‑ diplomuar pėr teologji nė Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg. HAFĖZ ALI KORĒA,  diplomuar pėr teologji nė Turqi. Publiēist dhe autor i disa librave me pėrmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar. 
* * * 
Prof. Dok. LOCI, njė ndėr kirurgėt mė tė dėgjuar dhe tė shquar nė Itali dhe Evropė. Ekzekutohet, mė 1946. Prof. Dok.. ZUBER,  gjeolog me famė botrore, me origjinė polake. Zbuluesi i vendburimeve tė naftės nė shumė vende tė botės. Nė Shqipėri ka zbuluar disa vendburime nafte nė Kuēovė dhe Patos. Vdes nga tortuarat nė burgun e Tiranės, mė 1947. 


I I 
Mjaftojnė vetėm akuzat e kėtyre personaliteteve tė kombit tonė dhe dy personaliteteve tė huaja:, akuzat nga varret, nga burgjet, nga internimet, torturat...pa pėrmendur masakrėn ndaj pėrfaqsuesve mė tė shquar tė klerit katolik nė Shkodėr, pėr tė cilėn do tė shkruaj posaēėrisht; pa pėrmendur masakrėn ndaj deputetėve, masakrėn e gjuatjes sė intelektualėve tė futur nėpėr rrathėt e kuq, sipas alibisė idiote, duke sajuar aktin mė makabėr tė shėprthimit tė bombės nė ambasadėn jugosllave; pa pėrmendur gjuajtjen e shtrigave ndaj kundėrshtarėve politikė qė i shihte si rrezik imagjinar pėr fronin; mjaftojnė vetėm kėto, pa pėrmendur sesi ky hanibal hėngri kokat e shokėve tė tij, tė miqėve tė tj, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpuntorėve tė tij, ndonėse shumica ishin bėrė hamės tė kokave tė vartėseve tė tyre, mjafton pra vetėm kjo tablo, e cila paraqet vetėm majėn e aizbergut, pėr ta dėnuar kėtė kriminel tė inteligjencies tė popullit tė vet, kėtė antinjeri, kėtė monstėr qė e polli barku i komunizmit qė akoma nuk ėshtė shterpėzuar. 
* * * 
Vret mendjen njeriu!...Pėrse gjithė kjo masakėr ndaj trurit tė kombit? Pėrse gjithė kjo gjuatje shtrigash, ndaj intelektualėve tė shquar, tė cilėt janė factor themelor zhvillimi e progresi e shoqėrisė? Pėrse sulmohet njeriu i ditur, i menēur, i kulturuar, i shkolluar i afti, i zoti? 
Pėrse kjo ligėsi, armiqėsi, poshtėrsi, sadizėm, amoralitet dhe absurditet, ndaj atyre qė ishin pjesė e krenarisė sė kulturės kombėtare? 
A mundet vallė njė atdhetar, patriot, demokrat, dijetar, filozof, shkrimtar, politikan i shquar, njė udhėheqės vizionar, qė hyp nė majėn e lartė tė piramidės, tė arrijė gjer nė atė pikė, sa tėrė pushtetin e tij, ta pėrdorė kundėr inteligjencies sė popullit tė vet? Kėtė mund ta bėjnė vetėm Arturo Uitė, Makbetėt, Kaligulėt, Neronėt, ata qė ia kalojnė Hitlerit dhe Stalinit. I tillė ishte antintelektuali i tėrbuar Enver Hoxha. 
Mirėpo, ai ishte aktor qė ua kalonte dhe artistėve tė Hollivudi: hiqej si atdhetar dhe burgoste atdhetarėt; hiqej si patriot dhe vriste patriotėt; hiqej si demokrat dhe hante kokat e kundėrshtarėve politikė; hiqej si udhėheqės vizionar dhe i kundėrvihej progresit; hiqej se i digjej shpirti pėr popullin, por donte mbi gjithēka veten e vet. Popullin e donte pėr ta duartrokitur! Enver Hoxha, ‑Antinjeriu qė hante intelektualė! 
Ndryshe nga mediokėrit ordiner qė s'e njihnin veten, Antinjeriu Hoxha, si mediokėr specifik dhe diktator i madh, e njihte veten se sa peshon nė rrafshin e dijes, njihte dhe forcėn e diturisė dhe mendjen e ndritur tė kundėrshtarėve intelektualė, tė cilėt i masakroi pikėrisht pse ishin mė tė zot se ai, mė tė kulturuar se ai, mė atdhetar se ai, mė progresist se ai, po jo djall si ai, jo mashtrues si ai, jo makivelist si ai, jo sadist si ai, i cili nė kėto rrafshe ishte i jashtzakonshėm, i papartshikueshėm. 
E tėrbonte dhe e tmerronte zotėsia e intelektualėve! E linte dhe pa gjumė! Shpesh shihte ėndrra tė llahtarshme. Shpesh haluēinaciononte... Shpesh nuk dėgjonte, nuk shihte, nuk shijonte... kishte humbur shqisat... kishte humbur qetėsinė! Brenda tij,‑ jetonte njė natė e errėt, e frikėshme, e llahtarshme. Pikėrisht nė netė tė tilla, thureshin planet ogurzeza, planet demoniake tė masakrave ndaj intelektualėve dhe tė gjitha masakrat e tjera... 
Kėtu ai ishte mjeshtėr. Profesor mbi profesorėt.
Mė tej

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė