Hyrje  
   Kombi  
   Bashkimi  
   Histori  
   Krimet  
   E Djathta  
   Veprimtari  
   Libra  
   Kuvendi  
   Posta juaj  
   Kush jemi ne  
Tregoi njė miku
   Emri juaj:

   E-maili juaj:

   E-maili i mikut:

   Komenti juaj:
   Njė kopje pėr ju

"Tradhtar i kombit!" 

nga Nazmi Lukaj 

Koha ėshtė qė para se tė flasim, ta peshojmė fjalėn shumė. Po, edhe nėse e kemi dikė kundėrshtar nė sferat e jetės politike e publike, nėse ka vlera kombėtare, duhet t’ia theksojmė. E, jo, si kundėrshtar, ta zymtėsojmė. Se, kėshtu, vetėm kombin e dėmtojmė. Sindromi kuturu "tradhtar i kombit" do t’i infektojė edhe gjeneratat pas nesh… 




Akuza kuturu “ tradhtar i kombit!”, ėshtė bėrė sot diēka e zakonshme te ne. Madje, kur e shqiptojmė kėtė togfalėsh denigrues, as qė mendojmė se kemi thėnė diēka tė rėndė! As se kemi shkelur ndėrgjegjen tonė. Kryesorja, ta akuzojmė dikė pėr tė tillė. Ėshtė a s'ėshtė i tillė dikush, kjo s' ėshtė fare me rėndėsi! Me kėtė togfjalėsh denigrues, qė e pėrdorin kryesisht tė denigruarit, kuturu-akuzuesit i luftojnė kundėrshtarėt dhe konkurrentėt e vet sidomos nė politikė. Por, ky togfjalėsh denigrues nuk ėshtė mė pak i pranishėm as nė sferat e tjera. Nuk ka mbetur kush, sidomos nga politikanėt tanė, qė do tė na mbetet atdhetar (!) nga kėta kuturu-akuzes! As nga pėrfaqėsuesit e tjerė tė jetės publike. Kjo s’ėshtė dukuri e re pėr ne, sepse akuza ndaj njėri-tjetrit kemi bėrė qė nga koha e Ilirisė. Pastaj, nė kohėn e Skėndėrbeut, ai ėshtė konsideruar nga ithtarėt e myslimanizmit "tradhtar", pse ka bėrė luftė kundėr turqve. Ata kanė konsideruar se, duke mos luftuar me turqit, shqiptarėt do t’i kenė punėt mė mirė. Pėr ta, Skėnderbeu i madh “tradhtar” ka vdekur. Por, po tė ringjalleshin sot, kėtė sigurisht se nuk e kishin thėnė. Pse? Sepse, do tė bindeshin se edhe personaliteti i Skėndėrbeut, dhe luftėrat qė ka bėrė ai atėbotė kundėr turqve, janė njė faktor i rėndėsishėm i kėsaj lirie qė gėzojmė sot. Mjaft shtete demokratike evropiane kanė qenė tė vėtėdijshme se, me ato luftėra nė mbrojtje tė atdheut, Skėnderbeu e ka mbrojtur edhe civilizimin e tyre. Andaj, kontributin e Tij nė kėtė drejtim, e kanė shpėrblyer duke i ndėrtuar edhe permendore. Pėrmendorja e Tij u vu nė Romė, nė Zvicėr… Shpata e Skėndėrbeut ruhet nė Vjenė. Kėshtu Evropa e ruajti kujtimin pėr tė. Dhe, nė njė moment tė rėndė pėr ne, edhe kontributin qė dha ai nė mbrojtje tė kėtij civilizimi, na e shpėrbleu, duke i nisur aeroplanėt e vet pėr tė na e ruajtur substancėn kombėtare. Pėr tė na e sjellė lirinė. Se ky ėshtė realitet e jo imagjinatė imja, kėtė mund ta dėshmojė secili prej nesh, nė biseda me ndėrkombėtarėt. Tė rrallė janė ata qė s’kanė dėgjuar pėr Skėndėrbeun, dhe pėr kontributin e tij nė mbrojtje tė civilizimit evropian. Po tė ishin tani tė gjallė ata qė dikur e kanė quajtur “tradhtar”, sot do tė ishin penduar thellė pėr akuzėn e pabazė qė ia kanė bėrė. Mė trup, si thotė populli, do tė ishin ndjerė tė turpėruar. E sa e sa tė tjerė atdhetarė tanė janė shigjetuar me kėtė kuturu-akuzė. Po ndalemi veē nga shekulli 19, e deri nė kohėn tonė, qė t’i numėrojmė “tradhtarėt e kombit!” pėr njė pjesė tjetėr tė popullit. Pėr njė pjesė tjetėr politikanėsh. Pėr njė pjesė tjetėr… Ismajl Qemajli, p.sh.. Edhe ai ka mundur, janė shprehur oponentėt e tij politikė, ta ngriste flamurin mė nė thellėsi tė tokave shqiptare! Po qe, pasi nuk e paskėsh ngritur diku tjetėr, po nė Vlorė, ata e kanė konsideruar “ tradhtar”. Edhe njerėzit e asaj politike oponente, po tė ishin gjallė nė kėtė botėn tonė, s’do ta kishin akuzuar mė pėr tė tillė, sepse edhe vetė do ta kishin konsideruar se ai e deshi kombin e vet. Bėri pėr tė aq sa mundi. Ata do ta kishin pasur tė qartė se ai e bėri atė pjesė tė mėmėdheut tė pavarur… Tė ecim edhe pak nėpėr kohė. A s’u konsiderua edhe Ahmet Zogu ”tradhtar i kombit”?! Po sot, kush e konsideron tė tillė, veē ndonjė qė s’merr vesh gjė nga politika. Kush mund ta quajė tė tillė, kur ai Shqipėrinė, nė kohėn e tij, e ngriti nė njė shtet modern? Kur ai, nė kohėn e tij, vuri themelet e njė arsimimi tė fortė te shqiptarėt. Edhe kundėrshtarėt e tij, po tė ishin nė mesin tonė, do tė ndjeheshin tė turpėruar qė e akuzuan aq rėndė. Veē pse deshėn tė pėrfitojnė vetė nė politikė. Ose, pse nuk ishin tė vetėdijshėm se vėrtet ai ishte atdhetar. Nėpėr ingranazhin e “tradhtisė kombėtare” kanė kaluar edhe kryetari i parė i Ballit Kombėtar- Mehdi Frashėri(!); pastaj letrari dhe ish-ministri Ernest Koliqi(!), i cili ėshtė mė meritori qė shkolloi rininė shqiptare nė Kosovė; edhe Xhafer Deva(!), edhe Azem Bejta(!), qė ėshtė akuzuar nga oponentėt e tij se ka bėrė "marrėveshje tė fshehta me Serbinė(!)" , edhe …, edhe…, edhe…, edhe…Gati tė gjithė politikanėt dhe veprimtarėt tanė tė mirėfilltė, qė vėrtet e deshėn dhe bėnė pėr atdheun, pėr kohėn kur vepruan, nga njė pjesė e oponentėve tė tyre politikė, sė kėndejmi nga njė pjesė e popullatės, u shpallėn “tradhtarė tė kombit”(!). Kėtij ingranazhi, rrallė i shpėtoi pas luftės sonė tė fundit ndonjė politikan yni. Me sė rėndi, dhe nė kohėn mė tė keqe, kėtė kutur-epitet oponentėt e tij politikė, ia veshėn kryetarit tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugovės, kur ai u zu peng. As tash s’e pushojnė kėtė propagandė, edhe pse mirė e dinė ata se, qė nga fillimi, ky ka kėrkuar pavarėsinė e Kosovės. Dhe, kėtė s’e pushon sė kėrkuari as tash pas luftės. As para disa ditėve nė Vjenė. Megjithatė, e vazhdojnė propagandėn e tyre. Pa ndjerė kurrfarė turpi. Madje, nė vend se ta kenė kėtė ndjesi, ata kėtė e bėjnė me mburrje! Se duan, burrat e botės, tė pėrfitojnė vetė politikisht! Se duan, burrat e botės, qė tė jenė ata qė e kanė fjalėn kryesore pėr Kosovėn! Se duan burrat e botės qė ata ta bėjnė pavarėsinė! Se duan tė hynė me ēdokusht nė histori, se ishin ata pa tė cilėt Kosova nuk paskėsh mundur ta gėzojė kurrė lirinė. Telit tė turpit i bien edhe pėrmes mediave qė i kontrollojnė, duke botuar fotografinė e Tij me kriminelin Milosheviq, nė rrethana pengu. Po si s’ndjejnė turp ta bėjnė kėtė?! Edhe pse janė tė vetėdijshėm pėr ato rrethana tė rėnda dhune?! Veprojnė kėshtu jonjerėzisht, pse kurrė nuk i kanė bėrė pyetje vetes, si do tė kishin vepruar ata po tė gjendeshin nė atė situatė?! Sepse, nuk duan tė pėrballen me realitetin, pra, se atė e detyruan me dhunė tė shkonte atje. Siē ia tha dr. Rugova kėtė kriminelit nė fytyrė nė Hagė . Ata edhe vetė e dinė se kjo kuturu-akuzė e tyre ėshtė vetėm njė propagandė e kulluar. Por, duan ta pėrdorin si levė pėr ta zhvlerėsuar veprimtarinė e Tij prej atdhetari dhe politikani. Edhe pse s'u pi fare ujė. Po, ja, kėtė qė s'do tė thotė asgjė, e dinė, dhe duan ta ngrisnin nė mėnyrė tė pandershme nė argument. Tjesht, po dėshmojnė se ende ka tė tillė nė mesin tonė, qė njė gjė qė s’ėshtė asgjė, e pėrdorin deri nė fund, si levė pėr rrėnimin e dikujt, ose kur duan tė pėrfitojnė politikisht. Kur duan mbi kontributin e tjetrit ta ndėrtojnė kontributin e vet. Kur u pengon pse dikush ėshtė i zoti. Kur…Kur…Kur… A s’ėshtė primitive kjo logjikė? Dhe e turpshme? Sipas kėsaj logjike tė mjerė, “kur s’ėshtė njė person i partisė sime”, ėshtė “tradhtar i kombit”! . Kjo del: Me ne, patriot! Tė kundėrtėn-tradhtar! Haaa! Edhe kolonel Tahir Zema, qė ua kalli datėn serbėve nė Loxhė, po tė ishte me ata qė e akuzuan pėr tė tillė- asnjė media nuk do tė shpifte fejtone tė njėpasnjėshme kundėr tij. Po, madje, do t’i thurnin panagjerikė atdhetarie. Edhe me Skėnderbeun do ta kishin krahasuar. Pasi nuk ishte me ta, s’ kishte si bėn tė konsiderohej atdhetar! Medet, pėr kėtė logjikė! Aspak mė tė kursyer nuk janė edhe njerėzit e profesioneve tė ndryshme publike. Po, deri kur, kėshtu, nuk do tė kemi pėrgjegjėsi ndaj kėsaj fjale fyese e denigruese - "tradhtar i kombit!". Deri kur, kėshtu, ideologjia, shpirngushtėsia dhe xhelozia, do tė na e shėmtojnė shpirtin?! Deri kur asgjėnė duam ta bėjmė argument pėr ta fyer njėri-tjetrin?! Aq shumė individė tė jetės sonė politike e publike kanė kaluar nėpėr tehun e kėsaj akuze tė ndyrė vetėm pas luftės, pa as mė tė voglin argument, sa kjo sikur ėshtė bėrė modė te ne! Dhe, aq ėshtė banalizuar nga kuturuxhinjtė, sa tash aq shumė e ka relativizuar tė qenit e dikujt atdhetar a jo. Ose, thėnė me fjalė tė tjera: aq shumė ėshtė banalizuar togflalėshi denigrues “tradhtar i kombit! ”, sa ec e bjeri mė nė fije kush vėrtet ka qenė dhe ėshtė i tillė e kush jo. Vetėm njė gjė dihet: kur atdhetarėt akuzohen pėr ” tradhtarė tė kombit”, tradhtarėt e vėrtetė e kryejnė punėn e vet me sukses kundėr kombit. Prandaj, koha ėshtė qė para se tė flasim, ta peshojmė fjalėn shumė. Nė kėtė prizėm, edhe nėse e kemi kundėrshtar nė sferat e jetės politike e publike dikė, nėse ka vlera kombėtare, duhet t’ia theksojmė. E, jo, nėse e konsiderojmė pėr tė tillė, ta zymtėsojmė, siē ka ndodhur deri mė tash. Se kėshtu vetėm kombin e dėmtojmė. Dhe, ky sindrom do t’i infektojė edhe gjeneratat pas nesh…

e Djathta Shqiptare © 2001-2002
Ndryshuar mė